Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në Maqedoninë e Veriut njoftoi se dje në ora 02:50 është sulmuar një polic në detyrë.
Qytetari i cili sulmoi policin është I.D. 26 vjeçar, që po udhëtonte me një mjet transportues që drejtohej në atë moment nga 55 vjeçari shkupjan S.D.
Polici u sulmua në momentin kur zyrtarët policorë po kryenin kontrollet në mjetin transportues, më saktë te hyrja e qarkores së autostradës Kumanovë-Shkup.