Nisi këqyrja e vendit të ngjarjes ku u lënduan 10 punëtorë në Kumanovë

Kumanova

Nisi këqyrja e vendit të ngjarjes ku u lënduan 10 punëtorë në Kumanovë

Më: 30 tetor 2019 Në ora: 17:10
Ilustrim

Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike Kumanovë bashkërisht me ekipe të krim-teknikës pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme po kryejnë këqyrjen e vendit të ngjarjes në rrugët ‘Vasko Karangellevski’ dhe “AVNOJ’ në Kumanovë, ku u lënduan 10 punëtorë.

Siç njoftojnë nga Prokuroria, sipas njoftimeve të para, tetë punëtorë kanë marrë lëndime të lehta trupore dhe janë lëshuar për shërim shtëpiak ndërsa dy punëtorë tjerë, janë bartur në Qendrën urgjente në Shkup.

Me urdhër të prokurorit publik, lokacioni është siguruar dhe po punohet në mbledhjen dhe ekspertimin e të gjitha dëshmive që mund të ndihmojnë në vërtetimin e arsyeve të aksidentit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat