Komuna e Kumanovës anashkalon vetëm flamurin shqiptar

Kumanova

Komuna e Kumanovës anashkalon vetëm flamurin shqiptar

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 17:54
Foto

Komuna e Kumanovës me rastin e festës së 11 Nëntorit – Ditës së Çlirimit dhe 500 vjetorit të saj si qytet edhe kësaj radhe anashkalon flamurin shqiptar para ndërtesës komunale, derisa janë të vendosur flamujt serb, turq, boshnjak, rumun.

Kjo praktikë ka ndodhur edhe viteve të tjera, ku nuk është hasur flamuri shqiptar. Nuk dihen arsyet e kësaj praktike që anashkalon shqiptarët që janë etniteti i dytë dominues në këtë komunë.

Lidhur me këtë heshtje edhe nga këshilltarët shqiptarë të BDI-së, të cilët janë pjesë e pushtetit komunal. Nga ana tjetër nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar edhe të partive opozitare, për të kërkuar hollësi.

Me ligjin për fjamujt dhe simbolet, flamuri kombëtar përdoret në komunat me mbi 50% e popullsisë, derisa në raste të tilla festive duhet përdorur në shenjë reflektimi të shumëetnicitetit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat