Kumanovë-Tabanoc, arrestohet 12 emigrantë - Bota Sot
Kumanovë-Tabanoc, arrestohet 12 emigrantë

Kumanova

Kumanovë-Tabanoc, arrestohet 12 emigrantë

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 18:56
Ilustrim

Dymbëdhjetë emigrantë nga Afganistani dhe Pakistani u zbuluan të enjten mbrëma në një kamion në autostradën Kumanovë-Tabanoc dhe u ndaluan menjëherë nga policia.

Sipas Ministrisë së Brendshme, më 14 nëntor në 21:20 në autostradën Kumanovë-Tabanoc, në vendin e quajtur “Kryqëzimi Kosturnik” është vërejtur një kamion, pa targa regjistrimi.

Pas aksionit të ndërmarrë nga policia nga stacioni i policisë Sopot, automjeti ishte kapur, ndërsa 12 emigrantët u arrestuan, shtatë nga Afganistani dhe pesë nga Pakistani.

Personat e arrestuar janë dërguar në SPB Kumanovë për procedim të mëtejshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat