Komuna e Kumanovës përsëri kërkon izolim të tërësishëm të qytetit

Kumanova

Komuna e Kumanovës përsëri kërkon izolim të tërësishëm të qytetit

Më: 2 prill 2020 Në ora: 16:48
Foto

Kumanova përsëri u bëri thirrje autoriteteve të shpallin izolimin e plotë të qytetit.

“Kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut izolim të plotë (karantinë) të qytetit të Kumanovës me protokolle të përcaktuara saktësisht për sjelljen e institucioneve, qytetarëve dhe personave juridikë me pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit”, deklarojnë nga komuna pas një mbledhje të Shtabit të Krizës Komunale për Mbrojtje dhe shpëtimit.

Komuna u bën thirrje qytetarëve që të zbatojnë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë që të sillen me përgjegjësi ndaj vetvetes dhe të tjerëve përreth tyre.

Kumanova është qyteti i dytë në vend me numrin më të madh të të infektuarve me coronavirus. Nga gjithsej 384 persona të diagnostikuar, 62 janë nga Kumanova.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat