Edhe dy të vdekur nga koronavirusi në Kumanovë - Bota Sot
Edhe dy të vdekur nga koronavirusi në Kumanovë

Kumanova

Edhe dy të vdekur nga koronavirusi në Kumanovë

Më: 7 prill 2020 Në ora: 00:58
Foto ilustrim

Edhe dy persona nga Kumanova kanë vdekur nga koronavirusi, bëri të ditur kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski sonte gjatë pranisë në emisionin “Top tema” në TV Telma, duke ndarë informacionin më të fundit nga Qendra për Shëndet Publik (QSHP).

Ai përsëri bëri thirrje për vendosje të masave më restriktive në Kumanovë dhe siç tha, “të shkurtohen procedurat burokratike si dhe t’u jepet shans veprimit të strukturave komunale”.

Në emision ai ndau edhe përvoja në ballafaqimin me përhapjen e virusit dhe karantinës që u vendos gjatë fundjavës.

Siç njoftoi në konferencë shtypi, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce në 24 orët e kaluara janë regjistruar 15 raste të reja të pacientëve me koronavirus në vend, pra katër në Shkup, tetë në Kumanovë dhe nga një në Tetovë, Strugë dhe Stip, me çka numri i të diagnostikuarve arriti 570.

Në Klinikën e Sëmundjeve Infektive vdiqën tre pacientë – një 40-vjeçar, banor i Koçanit, pa sëmundje të njohura në të kaluarën i pranuar më 29 mars dhe dy banorë të Tetovës – një 69-vjeçar i cili ka pasur tumor në tru dhe një 65-vjeçar pa sëmundje të tjera në të kaluarën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat