Kumanova nuk vendoset në karantinë - Bota Sot
Kumanova nuk vendoset në karantinë

Kumanova

Kumanova nuk vendoset në karantinë

Më: 15 prill 2020 Në ora: 21:01
Kumanovë

Në takimin që ka përfunduar pak minuta më parë në Spitalin e Qytetit në Kumanovë është konstatuar se qyteti nuk ka nevojë të vendoset në karantinë 14 ditore.

Kryeministri teknik, ministri i Shëndetësie dhe udhëheqësit e institucioneve lokale gjatë takimit me drejtoreshën e Spitalit të Qytetit dhe personelin mjekësore kanë konstatuar se masat shtrënguese janë efektive dhe se mund të ketë radikalizim të tyre, por jo edhe masën e shkallës së fundit siç është karantina.

Pas takimit që Shtabi i Qendror i Krizës ka pasur me autoritetet lokale, çështjen do ta diskuton edhe në Qeveri. Organi ekzekutiv do të njoftojë nëse merren masa shtesë ose jo.

Kreu i Kumanovës, Maksim Dimitrievski ka kërkuar vendosjen e qytetit në karantinë me lëvizje të lejuar për të punësuarit jashtë Kumanovës, por ideja e tij është kundërshtuar nga kryeministri dhe ministri i Shëndetësisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat