Aksident në Kumanovë, lëndohen dy persona

Kumanova

Aksident në Kumanovë, lëndohen dy persona

Më: 20 prill 2020 Në ora: 11:34
Foto ilustrim

Një 43-vjeçar nga Kumanova dhe bashkudhëtari i tij 17-vjeçar kanë pësuar lëndime trupore në një aksident me motor në rrugën lokale midis fshatrave Konjare e Epërme dhe Çetircja dje (19 prill) pasdite, gjatë orë policore.

Siç informojnë nga Ministria e Brendshme, duke drejtuar një motor “Jamaha”, 43-vjeçari nga Çetircja e Kumanovës humbi kontrollin mbi motor, pas së cilës ai është rrëzuar në rrugë.

Ai pësoi lëndime të rënda trupore, ndërsa lëndime ka marrë edhe bashkudhëtari 17-vjeçar, pas së cilës ata u transferuan në spitalin e përgjithshëm të Kumanovës për trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes inspektime kanë bërë ekipet policore nga SPB-Kumanovë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat