Fillojnë me punë tregjet në Kumanovë

Kumanova

Fillojnë me punë tregjet në Kumanovë

Më: 5 maj 2020 Në ora: 15:07
Kumanova

Dy tregje në Kumanovë sot kanë filluar me punë, informojnë nga Ndërmarrja Publike “Tregjet”.

Bëhet fjalë për tregjet që ndodhen në bulevardet “Treta MUB”dhe “Revolucioni i tetorit”, të cilët do të punojnë nga e hëna deri të premten prej orës 08 deri 16.

“Pas çdo ditë pune tregjet do të dezinfektohen. Mbeten të gjitha rekomandimet e Qeverisë, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shtabit të Krizave në Kumanovë për mbrojtje nga coronavirusi. Të obligueshme janë maskat, dorezat, mjetet dezinfektuese, distanca prej dy metrave”, deklaroi drejtori i ndërmarrjes Ilir Saiti.

NP “Tregjet” përgatitet edhe për hapjen e tregut të kafshëve në fshatin Kojnare, i cili tradicionalisht punon të shtunave. Atje do të zbatohen të gjitha udhëzimet e Qeverisë dhe Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari.

Shtabi i Krizave dje informoi se ndërmarrja ka kërkuar hapjen e tregjeve, ndërsa i është rekomanduar të fillohet me tregjet rajonale dhe të gjelbra, si dhe të respektohen të gjitha masat për mbrojtje nga Covid-19.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat