Shekerinska për vizitë në kazermën e Kumanovës - Bota Sot
Shekerinska për vizitë në kazermën e Kumanovës

Kumanova

Shekerinska për vizitë në kazermën e Kumanovës

Më: 12 maj 2020 Në ora: 12:27
Radmilla Shekerinska

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot do t’i shohë nga afër aktivitetet të cilat zbatohen në objektin e kazermës “Boro Menkov” në Kumanovë dedikuar Komandës së Brigadës së Evropës Juglindore – SEEBRIG.

Në objektin në Kumanovë gjatë periudhës së kaluar u bë rikonstruimi dhe përshtatja e plotë me qëllim të funksionimit të papenguar të ekipit komandues në gjashtë vitet e ardhshme.

Nga gushti i këtij viti, vendi do të jetë nikoqir i selisë së Komandës së SEEBRIG – Brigadës së Evropës Juglindore.

SEEBRIG e paraqet projektin më të rëndësishëm dhe më kompleks në Nismën rajonale për bashkëpunim të Evropës Juglindore në fushën e mbrojtjes. Brigada është e formuar në vitin 1999 me nënshkrimin paraprak të marrëveshjes në Shkup nga ministrat e Mbrojtjes së vendit ton, Greqia, Turqia, Rumania, Bullgaria dhe Shqipëria.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat