Në Kumanovë 12 raste me coronavirus, prej të cilëve 10 janë në Likovë

Kumanova

Në Kumanovë 12 raste me coronavirus, prej të cilëve 10 janë në Likovë

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 17:55
Spitali i Kumanovës

Nga gjithsej 12 pacientë të regjistruar nga Qendra për Shëndet Publik Kumanovë si të infektuar me coronavirus në 24 orët e fundit, 10 janë nga Komuna e Likovës, dy janë nga Komuna e Kumanovës, informoi drejtori i institucionit shëndetësor Arif Latifi. Ai tha se pacienti i ndjerë, 71-vjeçar, është nga Komuna e Likovës.

“Testet janë intensive, merren mostrat, ekipet emergjente janë në terren. Deri më tani, ka rreth 50 raste aktive nga gjithsej 114 raste në rajonin e Likovës. Pacientët janë nga grupime të njohura. Për dallim nga Kumanova, Likova ka lidhje familjare më intensive. Mund të ketë katër deri në pesë shtëpi në një oborr, oborret janë të lidhura, gjë që kontribuon në përhapjen e virusit”, tha Latifi.

Komuna e Likovës informon se çdo ditë mblidhet Shtabi i Krizës Komunal, bisedohet me të gjithë aktorët e bashkësisë lokale me veprimet e tyre për të kontribuar në rritjen e vetëdijes midis popullatës për të respektuar masat, përfshirë imamët e xhamive dhe me përfaqësuesit e bashkësive lokale.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat