Кumanovë, rikthehen turmat para izolimit

Kumanova

Кumanovë, rikthehen turmat para izolimit

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 12:11
Kumanova

Një ditë para karantinës tre ditore qytetarët e Kumanovës nxitojnë të blejnë rezerva ushqimore. Tregu i gjelbër ishte zona e mbushur përplot me njerëz. Dyndje për të arritur në tezgat e fruta perimeve, por shumë prej tyre nuk përmbahen edhe blerjen e luleve. Qytetarët thonë se e kanë merituar rikthimin e orës policore nga që nuk kanë respektuar rekomandimet shëndetësore.

“Mirë është vendosja e karantinës, por duhet më shpesh. Shumë herët e hoqën karantinën, është dashur ta vazhdojnë.”

“Kjo punë është shumë mirë, si për veten ashtu edhe për familjen dhe të tjerët por duhet të respektohet, duhet shteti të merr masa më tepër të angazhoj polici se një ka maskë 10 të tjerë jo.”

“Po mirë është kjo situatë pasi që po i mbajmë këto ‘rrjeta në gojë’ kurrë më mirë nuk ka qenë. Për ta ruajtur shëndetin tonë dhe të gjithë të tjerëve.”

“Nëse nuk bartin maska duhet ti izolojmë jo 1 ose 2 ditë, por gjithë vitin. Ose të dënohen me gjoba të larta ose të rrihen fizikisht.”

Në Komunë u mbajt takim me shtabin për menaxhim me krizat. Frikën e transmisionit të virusit nga Komuna e Likovës si vatër e re e CoVid-19, e shprehu kryetari i Kumanovës, Maksim Dimistrievski.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat