Kumanova sot shënoi 74 të shëruar nga coronavirusi

Kumanova

Kumanova sot shënoi 74 të shëruar nga coronavirusi

Më: 1 shtator 2020 Në ora: 17:40
Foto Ilustrim

Qendra e Shëndetit Publik në Kumanovë gjatë 24 orëve të fundit regjistroi 10 të infektuar të rinj me coronviurs, prej të cilëve 9 janë nga Kumanova dhe një nga Likova. Po ashtu, QSHP-ja e Kumanovës regjistroi 74 pacientë të shëruar.

“Të sëmurët e rinj kishin pasur kontakt me të sëmurë paraprak. U bëjmë thirrje pacientëve që t’i tregojnë kontaktet që të veprojmë me kohë”, deklaroi drejtori i Qendrës Arif Latifi.

Sot janë bërë 22 testime prej të cilëve, 21 përmes “Termini Im” dhe një testim i kryer sipas indikacioneve epidemiologjike.

Që nga fillimi i pandemisë në rajonin e Kumanovës dhe të Likovës, të diagnostikuar me Covid janë 1.482, ndërsa për momentin aktivë janë 315 raste

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat