Kumanova kërkon të mos mbyllen objektet hotelerike gjatë ditës së diel

Kumanova

Kumanova kërkon të mos mbyllen objektet hotelerike gjatë ditës së diel

Më: 5 tetor 2020 Në ora: 18:31
Foto Ilustrim

Shtabi komunal për mbrojtje dhe shpëtim kërkon që në Kumanovë të mos mbyllen objektet hotelerike ditën e diel për shkak se sipas tyre, në Kumanovë respektohen rekomandimet e qeverisë.

“Shtabi komunal kërkon se masat dhe rekomandimet e Qeverisë në objektet hotelerike në territorin e Komunës së Kumanovës respektohen dhe se është e nevojshme kontroll shtesë nga inspektorët”, thonë nga Shtabi Komunal.

Sipas tyre nëse merret një vendim i tillë, atëherë do të rritet grupimi i të rinjve në parqe, lojëra fëmijësh, festa private në shtëpi dhe në këtë mënyrë do të rritet rreziku i përhapjes së epidemisë.

Ata u bëjnë thirrje organizatorëve dhe nxënësve që protestojnë në lidhje me procesin arsimor të respektojnë masat e autoriteteve shëndetësore.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat