Rrëfen përjetimin e tmerrshëm të 9 majit, Demë Shehu: Si më shpëtoi jetën polici shqiptar

Kumanova

Rrëfen përjetimin e tmerrshëm të 9 majit, Demë Shehu: Si më shpëtoi jetën polici shqiptar

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 15:49
Demë Shehu

Mëngjesi i 9 majit në ngjarjet e Kumanovës më saktësisht në Lagjen e Trimave ka qenë shumë e jashtëzakonshme për shkak të rrethanave nëpër të cilat u realizua gjithë aksioni ndërkohë që krahas atyre që mbetën të vdekur nga luftimet mes forcave policore dhe pjestarëve të grupit të Kumanovës, një pjesë e madhe e tyre u arrestuan dhe për to vazhdon procesi gjyqësorë.

Një rast interesant nga kjo ngjarje e 9 majit e tregon pas disa viteve edhe vet pjestari i grupit që ka marrë pjesë në luftime, Demë Shehu. Ai dëshiron me këtë rast të falenderojë një polic shqiptarë që ka qenë pjesë e aksionit i cili dhe i ka shpëtuar jetën atij.

‘Dua ta falënderoj publikisht një polic shqiptarë, i cili më shpëtoj nga ekzekutimi në Lagjen e Trimave’, e fillon kështu rrëfimin e tij, Shehu.

Sipas tij, atë mëngjes pas luftimeve të ashpëra dhe dorëzimit të grupit, gjatë identifikimit të pjesëtarëve një polic shqiptarë i ka shpëtuar jetën pasiqë një tjetër maqedonas ka dashur të ekzekutojë atë.

‘Natën e 9 majit, afër ambulancës ku qëndronin autoblindat, një polic sllavomaqedon kërcej nga autoblinda me pistoletë në dorë dhe deshi të me ekzekutonte në asfalt me plumb në kokë, aty i doli para një polic shqiptarë, i cili qëndronte pranë nesh dhe i’a kapi pistoletën duke më mbrojtur me jetën e tij, u përlesh me policët sllavomaqedon dhe u bë mburoja jonë. Nuk e njoh si duket, nuk e di as emrin e mbiemrin e tij. E di vetëm që ishte shqiptarë me kuptimin e plotë të fjalës dhe e sakrifikoj jetën e tij duke e mbrojtur jetën time. Gjitha këto vite, çdo ditë e kam menduar atë skenë dhe jam interesuar ta kuptoj se kush është ai hero, i cili i doli plumbit në ballë duke e mbrojtur jetën time. Vëlla i dashur, e paç bekimin e Zotit kudo që të jesh’, shkruan mes tjerave në rrëfimin e tij, Demë Shehu.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat