Arrestohet polici që sulmoi kolegët e tij

Kumanova

Arrestohet polici që sulmoi kolegët e tij

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 20:36
Goran Jovanovski

Policia e Kumanovës ka arrestuar kolegun e tyre Goran Jovanovski i njohur me nofkën “VUK” (anëtarë i njësitit për intervenime) për sulm fizik ndaj kolegëve të tij. Përkatësisht, mbrëmë rreth orës 21:30 Jovanovski është ndaluar nga kolegët e tij për kontroll. Pas një zënke verbale ai ka sulmuar kolegët e tij, ndërsa më pas është vërtetuar se i dyshuari ka qenë nën ndikimin e alkoolit.

Jovanovski mësohet se përleshjen fizike e ka vazhduar edhe brenda Stacionit Policorë në Kumanovë, gjë që ka ndikuar në prishjen e rendit dhe qetësisë në institucion si dhe shqetësimin e nëpunësve dhe palëve prezente në stacionin policor.

Rastin e konfirmon MPB-ja nga ku thonë se Kontrolli i Brendshëm është duke proceduar mbi bazën e dyshimeve për sulm ndaj nëpunësit policor.

“Personi është privuar nga liria dhe po mbahet në stacion policor. Pas dokumentimit të rastit do të procedohet kallëzim penal”.

Në rast se vërtetohet vepra e Jovanovskit për “sulm ndaj personit zyrtarë i angazhuar në çështje sigurie”, Kodi Penal parashikon gjobë ose dënim me burg efektiv deri në tre vjet.

45 vjeçari Jovanovski ka qenë pjesë e Njësitit për “Tigrat”, ndërsa së fundi është angazhuar në njësitin mobil “Policia intervenuese”.

Jo zyrtarisht, burime në rrethana anonime bëjnë të ditur se Jovanovski dyshohet edhe për vepra tjera penale të cilat mund të kontestojnë seriozisht kredibilitetin e tij si nëpunës policorë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat