“Shkrihet” PDSH-ja në Kumanovë. Nëndega Skenderbeu i bashkangjitet Selës

Kumanova

“Shkrihet” PDSH-ja në Kumanovë. Nëndega Skenderbeu i bashkangjitet Selës

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 09:01
ilustrim

Ditëve të fundit shumë aktivist të  vjetër të PDSH-së, janë duke u larguar nga kjo parti. Përvec kalimeve  individuale tashmë kanë filluar edhe nëndegë të tëra të rreshtohen në krah të Aleancës për shqiptarët.

Pas kalimit të nëndegës së fshatit Çërkez ditë më parë, ngjarja më e re ka ndodhur  sonte  në nëndegën e PDSH-së Skenderbeu e cila publikisht u bashkua me Aleancën për Shqiptarët, ku edhe bashkarisht formuan shtabin e nëndegës . Për kryetar të shtabit u zgjodhën Ajet Rahimi dhe Orhan Kurtishi.

Në këtë ceremoni  ishin të pranishëm edhe kryetari i Shtabit Qendror  Zgjedhor të Aleancës Prof. Elmi Aziri , kryetari i Degës së Kumanovës Isuf Seferi , anëtari i kryesië qendrore Osama Muadini si dhe zyrtarë tjerë të degës së APSH në Kumanovë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat