Të enjten mbahet gjyqi. Çfarë do të vendoset për Kumanovën?

Kumanova

Të enjten mbahet gjyqi. Çfarë do të vendoset për Kumanovën?

Më: 28 tetor 2017 Në ora: 23:26
Kumanova

Të enjten në ora 10:30 minuta Gjykata penale duhet të bëjë publike aktgjykimin për rastin e Kumanovës. Me kërkesë të MPB-së dhe Drejtorisë për siguri publike, Gjykata themelore Shkupi 1 shpalljen e aktgjykimit njëherë e shtyu sepse forcat policore ishin të angazhuara në mbajtjen e rendit dhe qetësisë për zgjedhjet lokale.

Për këtë proces gjyqësorë janë harxhuar rreth 3 milion euro sepse për mbajtjen e një seance janë harxhuar mbi 50 mijë euro për angazhimin e një numri të madh të forcave policore, ekipe dhe helikopter. Ky proces ka nisur në shkurt të këtij viti kur në bankën e të akuzuarve u ulën personat të cilët akuzoheshin si organizatë terroriste për ngjarjet e 9 dhe 10 majit në lagjen e Trimave në Kumanovë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat