Familjaret e Grupit të Kumanovës, kërkojnë ndihmë para shpalljes së aktgjykimit

Kumanova

Familjaret e Grupit të Kumanovës, kërkojnë ndihmë para shpalljes së aktgjykimit

Më: 30 tetor 2017 Në ora: 21:58
Gjykimi i grupit Kumanova

Me datën 2 e 3 nëntor pritet të shpallet aktgjykimi për 38 pjesëtatë të “Grupit të Kumanovës”, të cilët akuzohen për terrorizëm.

Islam Qerimi, me anë të një shkrimi ka kërkuar që të zbardhet e vërteta për vëllaun e tij Mirsadin dhe për gjithë grupin, megjithëse thotë se ka kërkuar ndihmë për më shumë se dy vite.

Shkrimi i tij i plotë:

At’her kur të bëhet vonë mos thoni pse nuk i dëgjuam, per dy vite e gjashtë muaj ne çdo derë tuaj trokitëm, dhe ndihmë kërkuam jo për vetën tonë, por për vëllezërit tanë (Rastin e Kumanovës), për emrin e Shqiptarit, për Kombin tonë, që për herë të parë do të njolloset me një term që as babë e babëgjysh nuk e kanë njohtë, një term që Kombi Shqiptar nuk e njehë në historinë e vet, e nesër do të njollosem unë, do të njollosesh ti, do të njolloseni ju, dhe do të njollosemi të gjithë Ne, Shqiptaret, Ilire e Dardanë, nesër unë do të quhem Terrorist, Ti do të quhesh Terrorist, Ju të gjithë do të quheni Terrorist, Sepse DËSHTUAM, si Shtet, Dështuam si Komb, që ta Zbardhim të vërtetën, ta zbardhim Tradhtinë, qe nuk ju bë vetëm atyre që u flijuan, e as atyre qe ne burg po qëndrojnë, por Popullit tonë,Kombit tonë, Shtetit tonë. Me 2 Nëntor bëhet vonë!

Ndryshe, më 2 nëntor do të shpallet vendimi i trupit gjykues për 37 të akuzuar, ndërsa më 3 nëntor do të shpallet aktvendimi vetëm për të akuzuarin Sylejman Osmani, i cili ishte arrestuar më vonë në Kosovë, prej nga ishte ekstraduar në Maqedoni.

Konflikti i armatosur në Kumanovë ka ndodhur më 9 maj të vitit 2015. Atje kanë mbetur të vrarë 10 persona të armatosur dhe 8 pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Maqedonisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat