Baily: Shpresoj që qytetarët do të dalin dhe ta shprehin mendimin e tyre

Kumanova

Baily: Shpresoj që qytetarët do të dalin dhe ta shprehin mendimin e tyre

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 16:46
Jess Baily gjatë një vizite në komunën e Kumanovës.

Ambasadori i SHBA në Maqedoni Jess Baily beson se vendimin që qytetarët të Maqedonisë duhet të marrin në referendum është shumë e rëndësishme dhe prandaj shpreson se do të dalin dhe ta shprehin mendimin e tyre.

“Gëzohem që jam këtu në këtë udhëkryq të Maqedonisë, në një kohë kur Maqedonia është në udhëkryq dhe vendimin e rëndësishëm që qytetarët duhet të marrin javën e ardhshme. Shpresoj që qytetarët të dalin dhe të shprehin mendimin e tyre, pavarësisht se kush të jetë ai, kjo është një pjesë e rëndësishme e procesit demokratik”, tha Baily gjatë një vizite në komunën e Kumanovës.

Baily theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë bashkëpunim me Kumanovën si një qytet që, siç tha ai, përfshin diversitetin e Maqedonisë, nga disa aspekte, fetare, kulturore, industriale.

Ai shtoi se Kumanova është një udhëkryq i dy korridoreve, jo vetëm për shtetin, por edhe për kontinentin evropian dhe janë krenarë që bashkëpunojnë dhe ofrojnë mbështetje për disa shkolla përmes rindërtimit, zhvillimit të organizatave të shoqërisë civile, fuqizimit të rinisë, personave me nevoja të veçanta, për njerëzit që fillojnë biznese të vogla. Ambasadori amerikan njoftoi se do të takohet me disa prej tyre dhe shprehu shpresën se do t’i ndërtojnë bizneset e tyre dhe do t’i shpërndajnë produktet, jo vetëm në tregun e Maqedonisë, por edhe në tregun rajonal dhe evropian.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat