Si votuan qytetarët e Kumanovës në referendumin për ndryshimin e emrit të Maqedonisë?

Kumanova

Si votuan qytetarët e Kumanovës në referendumin për ndryshimin e emrit të Maqedonisë?

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 22:36
Ilustrim

30.887 qytetarë të Kumanovës kanë votuar sot në referendumin në Maqedoni. Prej tyre, 27.880 ose 90.26 për qind kanë votuar pro ndryshimit të emrit.

Kundër marrëveshjes me Greqinë për emrin kanë votuar 1.990 qytetarë me të drejtë vote ose 6.44 për qind.

Qytetarët e Maqedonisë do të duhej të përgjigjeshin në pyetjen: A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO duke pranuar marrëveshjen mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?

Më shumë se 1 milion e 800 mijë votues në Maqedoni patën mundësinë që gjatë së dielës të vendosin për fatin e vendit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat