Prokuroria: Nëntë persona janë arrestuar për përleshjen në Kumanovë

Kumanova

Prokuroria: Nëntë persona janë arrestuar për përleshjen në Kumanovë

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 11:43
Kumanovë

Prokurori publik kompetent së bashku me ekipin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka kryer hetim në vendin e ngjarjes në Kumanovë, ku mbrëmë nga një përleshje e armatosur mes dy familjeve, një person mbeti i vrarë.

“Gjuajtjet me armë kanë qenë si pasojë e moskuptimit dhe mosdurimit disa mujor mes dy familjeve. Zënkat verbale dhe fizike, më herët kanë qenë lëndë e organeve të kompetente. Gjatë hetimeve, janë gjetur gjurmë, armë të ftohta dhe gëzhoja. Tani do të bëhet analiza e tyre, të cilat pritet të japin të dhëna dhe dëshmi për procedura të mëtejshme”, thonë nga Prokuroria.

Ata shtojnë se për momentin nëntë persona janë arrestuar, ndërsa dyshohet se edhe persona tjerë kanë marrë pjesë në këtë ngjarje.

Sipas policisë, 11 persona kanë marrë pjesë në incident, pjesëtarë të dy familjeve të ndryshme.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat