Ministri serb zbulon shifrën e humbjeve pas taksës 100% nga Kosova

Lajme

Ministri serb zbulon shifrën e humbjeve pas taksës 100% nga Kosova

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 09:35
Ministri serb i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikimit, Rasim Ljajiq

Ministri serb i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikimit, Rasim Ljajiq ka folur për shifrat e humbjes pas taksës 100 për qind nga Kosova.

Nga 21 nëntori kur Prishtina vendosi taksë për prodhimet nga Serbia, dëmet e drejtpërdrejta deri më sot janë 34.6 milionë euro, ka thënë Ministri serb i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikimit, Rasim Ljajiq.

“Deri më sot, nga 21 nëntori në Kosovë kanë hyrë më pak mallra me vlerë prej 34.6 milionë euro”, deklaroi Ljajiq në mediat serbe.

Ai ka theksuar se kjo është vlera e dëmeve direkte derisa ajo indirekte është shumëfish më e madhe.

“Kjo është fushata e tretë, 2008, 2010 dhe tani. Dy të parat nuk kishin ndikim përveç kësaj, sepse tregtarët në jug të Kosovës nuk mbajnë në dyqane mallrat serbe”, shtoi ai.

Sipas tij, për shkak të kësaj mase në Prishtinë ka filluar kontrabandimi i mallrave sepse njerëzit duhet të gjinden për nevojat e tyre elementare.

“Duhet të sigurojmë ekzistencën e mallrave të domosdoshme, ilaqeve, që nuk duhet të kenë mungesë, sa do që mund të jetë e vështirë. Kosova nuk mund të mbyllet hermetikisht”, theksoi Ljajiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat