Ljajiq: Letra e Trump tregon dëshirën për angazhim në çështjen e Kosovës

Lajme

Ljajiq: Letra e Trump tregon dëshirën për angazhim në çështjen e Kosovës

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 11:04
Ministri i Tregtisë së Serbisë, Rasim Ljajiq

Ministri i Tregtisë së Serbisë, Rasim Ljajiq beson se letra e presidentit amerikan për homologun e tij serb,  Aleksandar Vuçiq mund të interpretohet në disa mënyra, siç është, për shembull, qëllimi i SHBA-ve për t`u angazhuar  në çështjen e Kosovës ose demonstratën e Amerikës në raport me BE-në.

Sipas tij, kjo shihet edhe si përpjekje e presidentit të Kosovës,  Hashim Thaçi që të sigurojë mbështetje ndërkombëtare të cilën nuk e ka në Prishtinë, 

Duke folur për demonstratën e Amerikës në lidhje me BE, Ljajiq tha se Brukseli ka treguar paaftësi të konsiderueshme për të lëvizur më seriozisht në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Beograd-Prishtinë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat