Deputetët reagojnë pas dënimit me 7 vjet burgim për 18-vjeçarin e komunitetit rom

Lajme

Deputetët reagojnë pas dënimit me 7 vjet burgim për 18-vjeçarin e komunitetit rom

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 22:08
Ilustrim

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka bërë një koment lidhur më dënimin e një të riu të komuniteti shkali me shtatë vjet burgim për vjedhjen e 430 eurove. Reagim të tillë ka bërë edhe deputeti i PSD’së, Frashër Krasniqi.

Haxhiu ka kritikuar sistemin vendor të drejtësisë, duke thënë se amniston zyrtarët që keqpërdorin miliona.

“Me 7 vite burg, sistemi jonë i drejtësisë paska dënuar një 18 vjeçar të komunitetit ashkali për 450 euro pra ky sistemi i njëjtë që i liron dhe amniston zyrtarët e lartë dhe njerëzit e lidhur me ta, ani pse dyshohen për miliona keqpërdorime”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Kurse, Frashër Krasniqi ka thënë se padrejtësia diku, është kërcënim për drejtësinë, kudo!

“ 450 euro - 7 vjet burg? Rast tipik i racizmit, të cilit nuk i shpëton shteti dhe shoqëria jonë, kur është fjala për romët, ashkalinjtë dhe egjiptasit. Padrejtësia diku, është kërcënim për drejtësinë, kudo”, ka shkruar ai.

Gazeta ka qëndruar sot në familjen Tahiri, nga ku edhe ka sjellë rrëfimin e tyre për këtë rast.

Nëna e Shenollit, Velime Tahiri i ka thënë Gazetës Express se djali i saj nuk ka qenë i përfshirë fare në këtë grabitje. Thotë se i biri e ka pranuar fajin, vetëm pasi është detyruar nga Policia. Deklaron se i biri pas arrestimit, ka qenë i gjithi me shenja të dhunës në trup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat