Humanisti Halil Kastrati tregon rezultatin e punës për 2018, ja sa familje ka ndihmuar

Lajme

Humanisti Halil Kastrati tregon rezultatin e punës për 2018, ja sa familje ka ndihmuar

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 14:14
Halil Kastrati

Humanisti shqiptar, Halil Kastrati, ka treguar rezultat e punës së tij humanitare përgjatë gjithë vitit 2018.

Përmes një postimi në profilin e tij, ai ka falënderuar të gjithë për kontributin e dhënë për zbutjen e varfërisë në Kosovës dhe në ndihmesën e dhënë për t’iu siguruar dhe ndërtuar shtëpi qindra familjeve.

Sipas asaj që shkruan Kastrati për vitin 2018 janë ndërtuar mbi 120 shtëpi, janë dhënë mbi 100 paga mujore për jetimët dhe mbi 50 paga për studentët.

“Kontributi i juaj e puna e jone këtë vit  Me buzëqeshje e nisem dhe me buzëqeshje po e përfundojmë ketë vite

Mbi 600.000 ushqim për nevojtaret për një vit, Mbi 100.000 shujta ne kuzhinën tone ketë vit, Mbi 120 shtëpi e banesa ne trojet shqiptare, Mbi 100 paga mujore për jetimë, Mbi 50 paga studentore këtë vitFaleminderit te gjitheve e Zoti ju shperblefte”, ka shkruar Kastrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat