Kryeministri grek: Prishtina po i hedh benzinë zjarrit me veprimet e fundit

Lajme

Kryeministri grek: Prishtina po i hedh benzinë zjarrit me veprimet e fundit

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 15:27
Aleksandar Vuçiq dhe Alexis Tsipras

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksë ndaj produkteve serbe dhe krijimi i ushtrisë së Kosovës, janë veprime të papranueshme.

Sipas tij, me këto veprime Prishtina po i hedh ‘benzinë zjarrit’, dhe nuk po i kontribuojnë stabilitetit të rajonit.

Këto deklarata Tsipras i ka bërë gjatë një takimi në Beograd me Aleksander Vuçiqin.

“Dëshiroj të theksoj se këto iniciativa nuk kontribuojnë në stabilitetin e rajonit, por shkaktojnë destabilizim. Ne duhet ta themi këtë. Vuçiq dhe qeveria serbe kanë një puna të vështirë”, ka thënë kryeministri grek.

“Unë dënoj veprimet e Kosovës, sepse ata janë duke shtuar benzinë në zjarr. Unë e mbështes Serbinë në këtë rrugë dhe përpjekjen për të gjetur një zgjidhje, sepse kjo është perspektiva për të ruajtur stabilitetin në rajon”, ka thënë Tsipras. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat