Ekstradohet nga Belgjika i dyshuari për vrasjen e Ermal Kamberajt

Lajme

Ekstradohet nga Belgjika i dyshuari për vrasjen e Ermal Kamberajt

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 15:54
S.I, 39 vjeçar

Sot është ekstraduar nga Belgjika shtetasi nga Kosova S.I, 39 vjeçar, i cili dyshohet për vrasjen e rëndë e cila ka ndodhur me datën 05.05.2017, në një kafene në Mitrovicë,  ku i njëjti dyshohet që e ka privuar nga jeta të riun E.K, dhe nga kjo ditë ka qenë në arrati deri sot kur edhe është bërë ekstradimi i tij nga Belgjika.

Me veprimet e tij i  dyshuari dyshohet se ka kryer veprat penale “vrasje e rëndë” nga neni 179 paragrafi 1, pika 1.5 të KPRK, dhe “mbajtjen në pronësi, kontroll ose posedim të pa-autorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK.

Për të njëjtin ka pasur fletërreshtim ndërkombëtar i cili është kërkuar nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat