Gruaja e vdekur kthehet në shtëpi pas funeralit

Lajme

Gruaja e vdekur kthehet në shtëpi pas funeralit

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 11:25
Ilustrim

Një grua që besohej se kishte vdekur është shfaqur para policisë të enjten (20 dhjetor), pasi familja i bëri funeralin në qytetin indian të Patiala në Punjab.

Policia po hetonte rastin si një vrasje pasi trupi i një gruaje u gjet në Patiala-Sangrur.

Familja identifikoi trupin si të vajzës së tyre, Naina Rani, e cila sipas tyre ishte larguar nga shtëpia me të dashurin.

Ata akuzuan të dashurin e Ranit për vrasjen e saj.

Policia tha se viktima ishte mbytur pasi kishte shenja në qafë. Gjithashtu ishte goditur me mjete të mprehta.

Pasi familja identifikoi trupin, policia ia dorëzoi për ta kryer ritet e fundit.

Por për habinë e tyre, Naina Rani u rikthye në shtëpi me një mik të sajin.

Policia tha se bëhet fjalë për ngatërrimin e identitetit të saj.

“Kur policia pyeti prindërit e Nainas, ata thanë se meqenëse fytyra e saj ishte gjymtuar e identifikuan trupin në bazë të byzylykëve dhe stolive të tjera që mbante. Edhe burri i Nainas ndodhej në morg në atë kohë,”-tha oficeri i policisë  Jaswinder Singh Tiwana për gazetën lokale Hindustan Times.

Ai shtoi se policia kishte bërë të gjitha procedurat, por duket si një rast i ngatërrimit të identitetit.

“Ne do identifikojmë gruan e vdekur nga ADN-ja dhe mostrat e gjurmëve të gishtave. Kemi mbledhur mostrat e flokëve dhe të dhëmbëve gjatë autopsisë,”-tha Tiwana. “Krimi është kryer në një vend tjetër dhe më pas trupi u hodh në Patiala”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat