Visar Ymeri kujton kohën kur ishte kamerier, kuzhinier dhe redaktor

Lajme

Visar Ymeri kujton kohën kur ishte kamerier, kuzhinier dhe redaktor

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 23:19
Visar Ymeri

Nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri ka qenë i ftuar në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala.

Ymeri në këtë emision ka folur për familjen, politikën, të kaluarën e shumë gjëra të tjera interesante.

I lindur në Prishtinë, Ymeri ka studiuar për sociologji. Jeton me gruan dhe tre fëmijët, për të cilët është shumë mirënjohës.

Bashkëshortja e tij është e punësuar në Doganat e Kosovës që nga viti 1999.

Ymeri nuk ka ngurruar të rrëfej edhe momentet kur ka punuar si kamarier në Londër për një periudhë tre mujore.

“Kam punuar kamarier në një bar që atje emërohet si coffe-shop. Pjesën më të madhe të jetës sime në Londër kam punuar në sektorin e hotelerisë por në kuzhinë ku edhe sot jam kuzhinier i mirë. Edhe sot gatuaj dhe ata që kam provuar gatimet e mia u kanë pëlqyer shumë”.

Nënkryetari i PSD-së ka treguar se pas luftës ka punuar edhe si gazetar e një kohë edhe redaktor në “Kohavision”.

Ai tregon se më pas ishte angazhuar në organizatën KAN, e duke luftuar padrejtësitë e UNIMIK-ut në dëm të demokracisë së Kosovës.

“Më pas vendosëm të krijonim një organizatë që më pas do të quhej Vetëvendosje”, tha ndër të tjera Visar Ymeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat