Dialogu Kosovë-Serbi/ Daçiq: Nëse përfshihet SHBA, do thërrasim Rusinë

Lajme

Dialogu Kosovë-Serbi/ Daçiq: Nëse përfshihet SHBA, do thërrasim Rusinë

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 10:25
Ivica Daçiq

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka paralajmëruar se nëse në dialogun Kosovë-Serbi përfshihet SHBA, atëherë Beogradi do të thërrasë Rusinë.

“Nëse ka ndryshuar forma e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në atë mënyrë që në dialog të përfshihet edhe Amerika, atëherë pala serbe duhet të telefonojë Federatën Ruse për të marrë pjesë”, ka thënë Daçiç për një portal serb.

Media serbe shkruan gjithashtu se autoritetet e Kosovës kanë bërë të ditur se që nga janari e deri në fund të pranverës, dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës do të hyjë në një fazë të re, në të cilën do të përfshihet edhe Uashingtoni.

Daçiç theksoi se Beogradi do të jetë plotësisht i përkushtuar për dialog, vetëm atëherë kur Kosova të heqë taksën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat