Dhuratat e Vitit të Ri janë mbushur me produkte serbe para vendosjes së taksës 100 për qind

Lajme

Dhuratat e Vitit të Ri janë mbushur me produkte serbe para vendosjes së taksës 100 për qind

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 14:38
Foto ilustrim

Ditë më parë qytetarët e Kosovës u ankuan se po i shiten fshehtas produkte të Serbisë.

Media raporton se një rast i tillë u evidentua në marketin ‘VIVA’.

Sipas një qytetareje pakot e dhuratave të vitit të ri ishin të mbushura me produkte serbe.

Nga stafi i marketit ‘VIVA’ kanë thënë se të gjitha mallrat që janë brenda dhuratave janë blerë para vendosjes së taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe.

“Firma e cila është distributor për Kosovë për ‘PIONIR’ e ka bërë paketimin e dhuratave në Kosovë dhe të gjitha mallrat që janë brenda dhuratës janë para taksës 100 për qind”, thuhet në përgjigje.

Ndërsa  zyrtarë nga kompanitë importuese në Kosovë, i kanë thënë lajmi.net se para vendosjes së masës 100 për qind, këto kompani janë furnizuar me rezerva të shumta të produkteve me prejardhje nga Serbia, dhe rrjedhimisht në treg gjenden ende të tilla.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat