“Mesazhet komprometuese” të Dardan Molliqajt, a kishte kërkesa për pare, ja çka thotë Milaim Zeka

Lajme

“Mesazhet komprometuese” të Dardan Molliqajt, a kishte kërkesa për pare, ja çka thotë Milaim Zeka

Nga: N.Sh Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 09:33
Milaim Zeka dhe mesazhet e Dardan Molliqajt, foto ilustrim

Deputeti i Kosovës nga Nisma Socialdemokrate, Milaim Zeka përmes një postimi në Facebook, shkruan për mesazhet e Dardan Molliqaj të cilat i zhvilloi në Kuvendin e Kosovës, me Pal Lekajn e AAK-së dhe Sherif Bilallin e Nismas.

Zeka thotë se Molliqaj po komunikonte në mënyrë normale me të tjerët, pasi po flisnin për kompromise, për marrëveshje dhe për idenë e zhbllokimit të Kuvendit që proceset të ecin përpara.

Ai thotë se nuk kishte dallavere në mesazhe, pas nuk kishte kërkesa për pare.

Lexojeni postimin e Zekës:

Rreth mesazheve te Dardan Molliqajte

Kane dale ato mesazhe qe deputeti i PSD po komunikonte ne menyren me normale me kolege te tjere. Po flisnin per kompromise, per marreveshje, per iden e zhbllokimit te Kuvendit, edhe me ece proceset perpara.

Ne keto mesazhe nuk kishte kishte kerkesa as per pare, as per dallavere. Nuk po i kuptoje disa injorant ballkanik se me çfare sebepi po i quajne “ mesazhe kompremituese”?!!! Ku na qenka kjo marre, apo duan qe çdo gja te bllokohet edhe gjendja te vazhdoje lluge.

Thaçin nuk mundet me ndale opozita me hipokrizi e dallavere. Grupi negociator duhet me qene i baskuar rreth Brukselit dhe Washingtonit...!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat