Serbët në alarm: Miliarderët shqiptarë po na pushtojnë jugun e Serbisë

Lajme

Serbët në alarm: Miliarderët shqiptarë po na pushtojnë jugun e Serbisë

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 11:43
Foto ilustrim

Media serbe i ka kushtuar një artikull shqiptarëve të cilët kanë blerë dhe investuar mijëra euro duke blerë prona në Serbi.

“Mafia shqiptare po pastron paratë dhe po investon miliarda euro duke blerë prona në Serbi”.

Mendohet se për 10 vite ata kanë investuar 1.5 miliardë euro në tregun e pasurive të paluajtshme në Serbi. Fillimisht investojnë në zona atraktive, pastaj ndërtojnë kompani dhe në fund blejnë pasuri të paluajtshme, shkruan media serbe.

“Ata nuk shfaqen asnjëherë. Kanë njerëzit e tyre këtu në Serbi që ia kryejnë punët”, vijon më tej gazeta serbe duke theksuar faktin se e gjithë kjo bëhet përmes bashkëpunimit me serbët lokalë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat