Tarifat doganore të Kosovës, ja pasojat në importet serbe e boshnjake në një muaj

Lajme

Tarifat doganore të Kosovës, ja pasojat në importet serbe e boshnjake në një muaj

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 19:33
Aleksandar Vuçiq

Kosovë në dhjetor, importi i mallrave nga Serbia dhe Bosnja ra në vlerën er 290,000 eurove, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kjo shumë ishte 40 milionë euro – u tha nga Doganat e Kosovës.

Zëdhënësi Adriatik Stavileci tha se importi i mallrave nga Serbia dhe Bosnja, që prej kur u fut  tarifa prej 100 për qind, ranë në minimum.

Mallrat nga Serbia dhe Bosnja janë zëvendësuar me importin e mallrave, kryesisht nga Italia, Turqia dhe Kroacia, Greqia dhe Bullgaria.

Stavileci tha se në dhjetor janë lëshuar 145 deklarata doganore për mallrat nga Serbia në vlerën totale prej 250,509 euro dhe 29 deklarata doganore për mallrat nga Bosnja e vlerë 41,059 euro.

Masa tarifore u ndërmorr nga qeveria e Kosovës si kundërpërgjigje ndaj politikës së Beogradit, e cila, sipas Prishtinës zyrtare vijon të ndjekë politika të hapura anti-kosovare. Madje kryeministri Haradinaj, ka thënë se pa njohjen e Kosovës nga Serbia, nuk do të ketë heqje të tarifave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat