Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për çmimin e lartë të naftës që po qarkullon në tregon e Kosovës.
Haradinaj thotë se kjo është e padrejtë dhe e patolerueshme.
Haradinaj i bën thirrje Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Ministrisë së Tregtisë, Shoqatës së Naftëtarëve dhe të gjithë mekanizmave të tjerë që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të ndryshuar këtë praktikë të keqe që po i dëmton qytetarët e Kosovës.
Ky është shkrimi i kryeministrit Haradinaj:
Dëmtimi i padrejtë financiar i qytetarëve të Republikës së Kosovës është i patolerueshëm. Kjo po ndodhë nga kompanitë që importojnë dhe shesin naftë në Kosovë.
Çmimi i naftës në tregun botëror dhe rajonal është më i ulët aktualisht, derisa në tregun kosovar, operatorët nuk kanë reflektuar.
U bëj thirrje Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Ministrisë së Tregtisë, Shoqatës e Naftëtarëve dhe të gjithë mekanizmat e tjerë që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për ta ndryshuar këtë praktikë të keqe që dëmton qytetarët tanë.
Çmimi i naftës duhet të jetë konform çmimit të tregut! Është e kuptueshme që tregu i lirë funksionon i pavarur, por kjo nuk nënkupton, në asnjë formë, dëmtimin e qëllimshëm të buxhetit të familjeve kosovare!
RH