Drejtori i spitalit flet pas vdekjes së lehonës nga Vushtrria - Bota Sot
Drejtori i spitalit flet pas vdekjes së lehonës nga Vushtrria

Lajme

Drejtori i spitalit flet pas vdekjes së lehonës nga Vushtrria

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 14:36
Ilustrim

Drejtori i Spitalit të Vushtrrisë “Sheikh Zayed”, Hajrullah Saraqi në një prononcim ka folur për rastin e pacientes e cila ka ndërruar jetë në Prishtinë, pas përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore pas lindjes.

Saraqi ka thënë së komplikacionet kanë ndodhur pas operacionit, si pasojë e komplikimeve të mundshme që ndodhin nga anestezioni.

“Pacientja ka qenë në spitalin e Vushtrrisë ka qenë indikacion absolutë për operacion. Operacioni në aspektin gjinekologjik është kryer korrekt mirëpo, komplikacionet kanë ndodhur pas operacionit, si pasoj e komplikacioneve të mundshme që ndodhin në anestezion, ku pala paraprakisht është e informuar se asnjë anestezi në operacion nuk ka pa-rrezikshmëri”, ka thënë Saraqi.

Sipas tij, në momentin e përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësorë pacientja është dërguar në nivelin terciar.

“Pacientja është përcjell në mjekimin intensiv, pastaj është përcjell në repartin e maternitetit. Më vonë gjendja e saj është keqësuar, dhe e kemi pa të arsyeshme që pacientja të dërgohet në nivelin terciar.. Mund të ndodhin komplikacione të papritura, por nuk ka të bëj me nivelin profesional të mjekësisë. Dyert janë të hapura për çdo ekspertizë. Është lindja e saj e katërt”, ka thënë Saraqi për Telegrafi.

Ndërkaq, sipas raportit 24 të Policisë së Kosovës, në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti, i cili në polici ishte lajmëruar nga bashkëshorti i gruas së ndjerë, vazhdon të hetohet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...