Popoviq: Nga Putini, do të vijë përkrahja ndaj sovranitetit të Serbisë lidhur me Kosovën

Lajme

Popoviq: Nga Putini, do të vijë përkrahja ndaj sovranitetit të Serbisë lidhur me Kosovën

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 11:45
Nenad Popoviq

Ministri i Inovacionit dhe Zhvillimit Teknologjik të Serbisë, Nenad Popoviq deklaroi se gjatë vizitës së presidentit rus, Vladimir Putin më 17 janar në Beograd ne mund të presim mbështetje të plotë për sovranitetin dhe integritetin e Serbisë në çështjen e Kosovës.

“Është e mrekullueshme që Putini vjen sërish në Serbi, ka pasur shumë takime dhe vizita, dhe ky është një element i jashtëzakonshëm i bashkëpunimit tonë”, tha Popoviq për Tv Pink.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat