Media serbe: Ky është njeriu që do ta udhëheqë misionin e paqes ndërmjet Serbisë e Kosovës

Lajme

Media serbe: Ky është njeriu që do ta udhëheqë misionin e paqes ndërmjet Serbisë e Kosovës

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 13:53
Zëvendësndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit Matthew Palmer

Zëvendësndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit Matthew Palmer pritet të jetë në krye të “misionit të paqes” ndërmjet Serbisë e Kosovës. Ai po ashtu pritet ta ketë njërin nga rolet kryesore në bisedimet e ardhshme ndërmjet dy palëve.

Kështu ka shkruar sot gazeta e Beogradit “danas” duke u thirrur, siç thotë, në burime perëndimore.

Ajo shton se ende nuk është caktuar negociatori kryesor i i SHBA-së në fazën vijuese të negociatave, e cila, siç thuhet, do të jetë përfundimtare kur bëhet fjalë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, porse njërin nga rolet kryesore gjithsesi se do ta ketë Palmeri i pranishëm qe më shumë se dy decenie në Ballkanin Perëndimor.

Kjo gazetë përkujton edhe deklaratën e Palmerit kur në Beograd kishte thënë se lidhur me Kosovën nuk ka “çek blanko dhe as vija të kuqe" dhe se marrëveshja e Serbisë me Kosovën duhet të arrihet sa më shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat