Gjuriq kërkon llogari nga Kosova për vrasjen e Ivanoviqit, ani pse Serbia e strehon të dyshuarin për vrasje

Lajme

Gjuriq kërkon llogari nga Kosova për vrasjen e Ivanoviqit, ani pse Serbia e strehon të dyshuarin për vrasje

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 16:13
Marko Gjuriq

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka kërkuar llogari nga Kosova për rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, ani pse shteti i tij Serbia ka strehuar njërin prej të dyshuarve për vrasjen, Milan Radojiçiq.

Ai ka ftuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, që të tregojë se kush është vrasësi i ish-liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviq.

Gjuriq ka thënë se Thaçi ka gënjyer pasi që për atë që deklaroi sot në konferencën e fundvitit, sipas tij, nuk ka argumente.

“Hashim Thaçi të mos shpërndajë lajme të rreme dhe të mos bëjë provokime siç bëri sot”, ka thënë Gjuriq.

Gjuriq ka reaguar, pasi që Thaçi sot në konferencë tha se vrasësit e Ivanoviqit gjenden në Beograd dhe e ka ftuar Serbinë që të bashkëpunojë për kapjen e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat