Drejtori i Policisë niset me urgjencë në Istog pas vrasjes dhe plagosjes së policit

Lajme

Drejtori i Policisë niset me urgjencë në Istog pas vrasjes dhe plagosjes së policit

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 16:47
Pamje nga vendi i ngjarjes ku ndodhi vrasja

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka konfirmuar se një person është vrarë në Istog dhe një polic ka mbetur i lënduar rëndë. Pas marrjes së lajmit ai është nisur me urgjencë për në vend të ngjarjes.

Pasditen e së enjtes në qendër të Istogut ndodhi një përleshje me armë zjarri në mes të një personi që dyshohet se i armatosur po hynte për të grabitur në një bankë dhe Policisë së Kosovës.

Aty ndërroi jetë i dyshuari, ndërkaq, i lënduar rëndë mbeti një polic i Kosovës me inicialet I.D që është përcjellë menjëherë për në spitalin e Pejës.

Lajmin për vdekjen e të dyshuarit e për plagosjen e policit e ka konfirmuar drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj për T7.

Qalaj është deklaruar se është duke u nisur menjëherë në vend të ngjarjes

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat