Gjuriq: Kosova i shpalli luftë brendeve të mëdha botërore

Lajme

Gjuriq: Kosova i shpalli luftë brendeve të mëdha botërore

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 15:14
Marko Gjuriq

Shefi i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq tha se duke vendosur për të zgjeruar taksën prej 100 për qind ndaj kompanive të huaja që veprojnë në Serbi, Prishtina i shpalli luftë brendeve të mëdha botërore.

Gjuriq thotë se kjo tregon se shqiptarët nuk janë të sinqertë kur thonë se duan normalizimin e marrëdhënieve dhe arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë, por se ata duan pikërisht atë që paralajmëroi Presidenti serb Aleksandar Vuçiç – një përshkallëzim i mëtejshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat