Imami Zuhdi Hajzeri: Nuk është tragjike festimi i Vitit të Ri, shqiptarët s’e festojnë si festë fetare

Lajme

Imami Zuhdi Hajzeri: Nuk është tragjike festimi i Vitit të Ri, shqiptarët s’e festojnë si festë fetare

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 15:51
Zuhdi Hajzeri

Pak ditë po i mbesin vitit 2018 për të filluar viti i ri, 2019.

Disa njerëz po shpërndajnë mesazhe për mos-festimin e Vitit të Ri, pasi që, sipas tyre kjo festë është haram (e ndaluar) në Islam dhe që nuk duhet të festohet nga myslimanët.

Në vitet e kaluara ka pasur edhe fushata kundër festimit të Vitit të Ri me pretekse që i përket një kalendari jo-islam dhe është një festë jo-islame, raporton Ballkani.info.

Imami i Pejës, Zuhdi Hajzeri tha se shqiptarët nuk e shohin Vitin e Ri si festë fetare, por si një festë që kalon kalendari nga një vit në një vit tjetër

“Nuk e shoh tragjike, shqiptarët nuk e festojnë Vitin e Ri si festë fetare, por si një festë që kalendari kalon nga një vit në një vit tjetër, asgjë më shumë”, tha Hajzeri.

Për Vitin e Ri ka pasur debate edhe në të kaluarën pasi që mendimet janë të ndryshme në mesin e komunitetit mysliman në Kosovë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat