Ceremonia komemorative për policin Demaj

Lajme

Ceremonia komemorative për policin Demaj

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 07:10
Izet Demaj

Sot mbahet ceremonia e varrimit për policin e vrarë në detyrë Izet Demaj.

Ceremonia mortore mbahet në varrezat e dëshmorëve në Koshare.  Për nderë të policit Demaj, sot në Kosovë është shpallur ditë zie.

Kujtojmë se në Istog përveç policit Demaj, i vdekur mbeti edhe grabitësi i bankës, Kamer Metaj, i cili paraprakisht kishte qëlluar për vdekje policin Demaj.

Agjenda e ceremonisë mortore:

Ora 11:00 - nisja e kortezhit nga fshati Vrellë e Istogut për në varrezat e dëshmorëve në Koshare,

Ora 13:30 - arritja e arkivolit në Koshare,

Ora 13:30 -14:00 – homazhe,

Ora 14:00 -14:30 – fjalimet,

Ora 14:30 - ceremonia e varrimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat