Këto janë dy vajzat që vdiqën mbrëmë në aksidentin Prishtinë-Ferizaj

Lajme

Këto janë dy vajzat që vdiqën mbrëmë në aksidentin Prishtinë-Ferizaj

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 11:53
Ilustrim

Një aksident i rëndë u mori jetën dy femrave, njëra punëtore dhe tjetra praktikante në Bankën Teb, natën e mbrëmshme. Aksidenti ndodhi në rrugë Prishtinë-Ferizaj, derisa po ktheheshin nga ndeja e fundvitit.

Media mëson se bëhet fjalë për Kaltrina Hotin (31 vjeçe) dhe Learta Sopjanin (23 vjeçe).

Lajmin për vdekjen e tyre ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Image
Kaltrina Hoti

Ahmeti bëri të ditur se dy pasagjeret nuk kanë mundur të përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidentit dhe ne vend ngjarje  kanë ndërruar jetë.

“Sot rreth orës 02:00 në rrugën Prishtinë -Ferizaj ka ndodhur një vet aksident trafiku me pasoja fatale. Në ketë aksident ka qenë i përfshirë një automjet i tipit Pasat që për shkaqe të panjohura deri tani ka humbur kontrollin dhe është vetë aksidentuar. Lëndime të renda trupore kanë marrë katër persona, ngasësi dhe tre pasagjerë.

Image
Learta Sopjani

Dy nga pasagjerët nuk kanë mundur të përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidentit dhe ne vend ngjarje  kanë ndërruar jetë.Viktimat janë L.S (femër) 23 vjeç dhe K. H ( femër ) 31 vjeç”, ka thënë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat