Piloti i parë i Kosovës Zabeli intervistohet nga portali gjerman: Jam krenar që jam biri dhe vëllai i dëshmorit, në Turqi shkuam dy shqiptarë nga Kosova

Lajme

Piloti i parë i Kosovës Zabeli intervistohet nga portali gjerman: Jam krenar që jam biri dhe vëllai i dëshmorit, në Turqi shkuam dy shqiptarë nga Kosova

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 14:07
Afrim Zabeli

Kosova shkruajti historinë me vendimin e 14 dhejtorit për të formuar ushtrinë. Por kjo është njëra anë e medaljes, pasi një ditë përpara kësaj, piloti Afrim Zabeli përfundoi shkollimin për pilotit helikopteri në ushtrinë turke. Zyrtarisht Kosova ka një pilot në ushtrinë e saj, shkruan foldrejt.com.

 Zabeli ka dhënë një intervistë për korrespodentin e portalit gjerman NEX24 në Kosovë, Mustafë Mehmeti.

“Është nder dhe krenari e madhe për mua që të jem piloti i parë i Ushtrisë së Kosovës. Për këtë kam punuar shumë,” tha Zabeli duke shtuar se kishte fatin që u pranua në shkollën ushtarake turke „Kara Havacilik Okulu“ në 13 nëntor 2017, pasi jo çdokujt i jepet një mundësi e tillë.

Në shkollën për pilot të helikopterit në Turqi ka marrë pjesë edhe një shok i Zabelit nga Kosova, por për arsye shëndetësore, ai duhej të përmbyllte më parë shkollën.

Zabeli më tej tregon se babai dhe vëllai i tij kanë ndërruar jetë gjatë Luftës së Kosovës. Ai falenderon rrethin familjar që e ndihmoi tej mase për rrugëtimin e tij si ushtar.

“Pikë së pari, unë jam krenar që jam fëmija dhe vëllai i veteranëve të Luftës së Kosovës, të cilët kanë luftuar për lirinë e Kosovës dhe kanë dhënë më të shtrenjtën nga vetja, pikërisht jetën. Çdoherë kur kam kaluar në vështirësi kujtoja babain, vëllain tim dhe gjithë dëshmorët, të cilët dhanë jetën për Kosovën. Kjo më bënte më të fuqishëm dhe krenar dhe unë kurrë nuk dorëzohesha deri në këtë moment ku jam,” përcjell foldrejt.com.

Në fund Zabeli thotë se Ushtria e Kosovës u shërben të gjithë etnive në vend, qoftë edhe serbëve. Ai u jep edhe një mesazh rinisë së Kosovës që kurrë të mos stepen së ndjekuri qëllimet e tyre dhe se ata kanë përgjegjësinë për të ardhmen e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat