Vuçiq tregon se kur do të largohet taksa e Kosovës ndaj Serbisë

Lajme

Vuçiq tregon se kur do të largohet taksa e Kosovës ndaj Serbisë

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 14:49
Aleksandër Vuçiq

Lajmi se nga fundi i muajit mars ose fillimit të muajit prill të 2019-s nuk do të ketë kontrolle në kufij mes Kosovës e Serbisë, ka nxitur reagime të shumta në Serbi.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq sot në një konferencë për media ka thënë se kur në mars nuk do të ketë më kufij mes Kosovës e Shqipërisë, atëherë do të largohet taksa prej 100 për qind.

“Kur kufijtë mes Kosovës e Shqipërisë largohen në mars, atëherë taksa do të shfuqizohet”, ka thënë Vuçiq, shkruan B92.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tha se shqiptarët do të përpiqen të realizojnë bashkimin kombëtarë, pra Kosovë – Shqipëri.

“Unë e kuptojë që ata janë duke e realizuar planin e tyre. Kur në fund të marsit t’i largojnë kufijtë mes tyre, ata do të largojnë taksën e vendosur ndaj Serbisë dhe do të thonë se janë të gatshëm të flasin, por nga një pozitë tjetër, Kosova e bashkuar me Shqipërinë”, ka thënë Vuçiqi në konferencën për media.

Ndryshe, në ditën e nënshkrimit të marrëveshjes mes dy ministrave të brendshëm të Kosovës e Shqipërisë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kishte përshëndetur marrëveshjen duke dhënë një afat të mundshëm për heqjen e kufirit mes dy vendeve.

“Që nesër (29 dhjetor) nuk ka më dy kontrolle, por vetëm një. Ndërsa shpresoj shumë se më 1 Mars ose 2 Prill, s’po them 1 Prill, ky kufi të mos jetë më, por kjo të jetë pika që na bashkon”, kishte thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat