Brnabiçin e kap frika pas bashkimit të kufirit Kosovë-Shqipëri

Lajme

Brnabiçin e kap frika pas bashkimit të kufirit Kosovë-Shqipëri

Nga: D.RR Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 16:03
Ana Brnabiç

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç ka thënë se ajo nuk ka kërkuar nga vendet e OKB-së që të tërheqin njohjen e Kosovës, duke shtuar se Haradinaj ka pretenduar gabim kur ka thënë se Serbia po kërkon tërheqjen e njohjeve të Kosovës. Brnabiç ka thënë se ajo iu ka dërguar letër vendeve të OKB-së për lëvizjet aktuale në Prishtinë, shkruan Tanjug, transmeton “Bota sot”.

Ajo ka thënë se deklarata e Haradinajt se nuk ekzistojnë kufijtë mes Kosovës dhe Shqipërisë, është një goditje  ndaj stabilitetit rajonal.

“Kjo është qesharake, kjo është një shkelje jo vetëm e marrëveshjeve ndërkombëtare, por të gjitha standardet ndërkombëtare dhe normave. Kjo sigurisht është një tjetër goditje për stabilitetin rajonal", tha kryeministrja serbe”, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat