Mijëra mesazhe i dërgohen Ramush Haradinajt

Lajme

Mijëra mesazhe i dërgohen Ramush Haradinajt

Nga: N.Sh Më: 1 janar 2019 Në ora: 17:04
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, thotë se, është i nderuar nga mijëra mesazhe që i ka pranuar këto ditë, për festën e ndërrimit të motmoteve.

Haradinaj, duke mos pasur mundësi t’i falënderon të gjithë një nga një, ka falënderuar të gjithë për mesazhet, homologët e rajonit, miqtë ndërkombëtarë, diplomatët, përfaqësuesit e institucioneve tona dhe mijëra qytetrë, përcjell gazeta “Bota sot”.

Ja shkrimi i plotë:

I nderuar nga mijëra mesazhe urimi që kam pranuar këto ditë, në festën e ndërrimit të motmoteve.

Në pamundësi për ta kthyer secilin mesazh të pranuar, më lejoni që t'i falenderoj të gjithë homologët e rajonit, miqtë ndërkombëtarë, diplomatët që shërbejnë në vend, përfaqësuesit e institucioneve tona dhe mijëra qytetarë nga gjitha trevat tona, për urimet e tyre për vitin e ri.

Uroj që bashkë, t'ia dalim shumë sfidave që na presin!

Gezuar 2019-ta!

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat