Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka ndërruar jetë ish luftëtari i UÇK-së, Avni Hyseni.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur vëllau i tij, Adnani.
Hyseni do të varroset në fshatin Gllogjan më datë 3 janar, ditën e mërkurë.
Homazhet do të mbahen në Palestrën e Sporteve ‘Karagaqi’ në Pejë, nga ora 11:30 deri në 12:30.
Pas homazheve do të bëhet ceremonia mortore në të njëjtin vend, nga ora 12:30 deri në 13:00.
Ndërsa varrimi i të ndjerit do të bëhet tek varrezat e dëshmorëve në Gllogjan.